Neymar është futbollisti më i kushtueshëm në merkato. Të paktën kështu figuron në të dhënat e Football Benchmark, të publikuara nga e përditshmja italiane “Il Sole 24 Ore”. Sipas gazetës, që ka përpunuar parametrat e 4.700 futbollistëve në 11 kampionatet kryesore, sulmuesi brazilian i Paris SG-së ka një vlerë në merkato prej 229 milionë eurosh.
Në vendin e dytë qëndron një tjetër sulmues i skuadrës kampione të Francës, Kylian Mbappe, që ka një vlerë prej 215 milionë eurosh, ndërkohë që podiumin e plotëson kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, me 203.3 milionë euro. Po në këtë listë mungon Ronaldo.









4 Mar 2026 





