INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra e Selenicës, pas 1 viti jepet vendimi për Ritvan Zykajn

Masakra e Selenicës, pas 1 viti jepet vendimi për Ritvan Zykajn

Publikuar më: 12:04 06-09-2019

Ditën e sotme Gjykata e Vlorës ka dhënë vendimin për Ritvan Zykajn, i cili vrau 8 pjesëtarë të fisit të tij.

Gjykata vendosi burg për jetë për 24 vjeçarin.

Ritvan Zyka në mesditën e 10 gushtit të vitit 2018 shkoi në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke shkaktuar 8 të vrarë. Mes viktimave 3 gra dhe dy fëmijë.

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkuar në banesën e Besimit (djalit të Demirit) dhe ka shkrepur automatikun, drejt Besim Zykajt 43 vjeç bashkëshortes së tij Vasilika 42 vjeç dhe dy fëmijëve Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Motivi i krimit lidhet me akuzat që gruaja e xhaxhait i bënte autorit, Ridvan Zykaj për vjedhjen e pulave.

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615