INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra e Vlorës. Vrau me automatik 8 familjarë, flet sot drejtësia për Ritvan Zykën

Masakra e Vlorës. Vrau me automatik 8 familjarë, flet sot drejtësia për Ritvan Zykën

Publikuar më: 09:19 13-08-2018

Autori i masakrës së 10 Gushtit Ritvan Zykaj do të dalë sot para Gjykatës, ku do të njihet me masën e arrestit. Ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik pasditen e së premtes, ku 24 vjeçari masakroj 8 të afërm të tij në fshatin Resulaj të Vlorës, do të përballet me drejtësinë. Mbi Ritvan Zykaj rëndon akuza ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. 

Dinamika e krimit:
Pasditen e 10 gushtit 2018 Ridvan Zykaj ka shkuar me automatik fillimisht në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij. Aty ka vrarë Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72 vjeç. Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit) . Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç. Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi (vëllai tjetër i Besimit dhe djali i Demirit) dhe Afërdita, (e shoqja e Azemit) kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004