INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrest me burg për autorin e masakrës në Vlorë

Arrest me burg për autorin e masakrës në Vlorë

Publikuar më: 12:38 13-08-2018

120 minuta pasi shkoj në Gjykatën e Vlorës, autori i masakrës së 10 Gushtit Ritvan Zykaj është njohur dhe me masën e arrestit. Gjykata e Vlorës ka lënë në burg autorin e masakrës së Selenicës, ku la të vdekur 8 persona, të afërm të tij. 24 vjeçari Ritvan Zykaj u njoh me akuzën,ndërsa mbi të rëndojnë dy akuza, “Vrasja e dy ose më shumë individëve” si dhe :armëmbajtje pa leje”.
Përballja me drejtësinë ka nxjerrë në pah dhe refuzimin e mbrojtjes që avokatët i kanë bërë autorit të masakrës së Vlorës Ritvan Zykaj. Plot 15 avokatë kanë refuzuar që të mbrojnë autorin e krimit makabër në Vlorë. Në fund pas ndërmjetësimit të anëtarët të Gjykatës së Lartë të Gjykatës së Vlorës u caktua një avokat kryesisht, i cili ka refuzuar që të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.
Ndërkohë pritet një komision që do të vlerësojë dhe gjendjen mendore të autorit të vrasjes së 8 personave.

Article Logic
Execution time: 0.0024659633636475