Gaz Paja është një ndër aktorët më të njohur të humorit në vendin tonë i cili prej vitesh e ka bërë publikun të qeshë me batutat e tij dhe me rolet e shumta humoristike. Prej disa kohësh, Gazi ka pohuar se po shijon një histori dashurie me një vajzë bjonde. Fillimisht e mbajti shumë hermetike romancën e tij, por A pak muaj më parë aktori bëri një deklaratë të ëmbël për partneren, duke e cilësuar atë si “e bukura e dheut”. Më pas u zbuluan detaje për bukuroshen dhe u mësua se quhet Ira Seferi e ata nuk i kursyen fotot publike bashkë.
Burime të "Xing.al" bëjnë të ditur se Gazi dhe Ira do të martohen në 1 qershor me një dasmë madhështore që do të kujdeset për çdo detaj në ditën më të lumtur të çiftit.
1 qershori është shumë pranë dhe të gjithë po presin me padurim të shohin Gazin dhëndër dhe Irën nuse.
Më herët, Paja është shprehur se çdo gjë do ta mbajë private dhe nuk se nuk dëshiron të flas për jetën e tij private.
‘Jeta ime private është e shenjtë dhe preferoj të mos flas rreth kësaj teme’, ka thënë Gazi.









18 Dec 2025 





