INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Martohen pas 11 vitesh Miriami dhe Albani? Këngëtarja zbulon planet e fëmijës tjetër dhe tregon historinë KOMIKE që nuk dinim nga lindja e Amelisë! [FOTO]

Martohen pas 11 vitesh Miriami dhe Albani? Këngëtarja zbulon planet e fëmijës tjetër dhe tregon historinë KOMIKE që nuk dinim nga lindja e Amelisë! [FOTO]

Publikuar më: 21:59 28-05-2018

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të njohur e më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Prej vitesh ata kanë rrëmbyer zemrat e publikut jo vetëm me këngët e shumta, por edhe me marrëdhënien e tyre të dashurisë.

Natën e sotme, Miriami ishte e ftuar në 'Kurthin e Piter Pan', ku tregoi për marrëdhënien e saj me Albanin dhe jetën e tyre me Amelinë, vogëlushen që çifti ka sjellë në jetë.

E pyetur nga një prej fëmijëve nëse do të bënte martesë, Miriami pranoi se e kishin në plan.

"Besoj se po. Kemi 11 vite bashke dhe vazhdojmë ta themi 'besoj se po'."-tregon ajo duke qeshur.

"Pastaj lindëm, pastaj themi kur të rritet dhe pak Ameli. Një ditë do të ndodhi, kjo është e sigurt."- pranoi këngëtarja.

E pyetur nga vogëlushët nëse Miriami do të ketë një fëmijë tjetër, ajo tregon se nuk është ende gati, por në të ardhmen do i bëjë vajzës së saj Ameli, një motër ose një vëlla.

A do i bësh Amelit një “dhuratë” tjetër? Ndonjë motër, ose vëlla?

-Besoj se po, një ditë, ende nuk jam gati. Por një ditë do i bëj një motër ose vëlla.

miran.png

 

Gjatë pyetjeve të shumta të fëmijëve ajo ka treguar një histori shumë komike gjatë lindjes së vajzë së saj Ameli.

Unë linda në Gjermani dhe kisha vendosur për lindje natyrale, por pas 10 orësh dhimbjesh dhe kontraktimesh mjekët vendosën që ta lindja me operacion. Pas lindjes mjekët në Gjermani, kanë një traditë të tyre që fëmijën e sapolindur ja vendosin nënës në gji të zbuluar për tu ambientuar me aromën dhe rrahjet e zemrës së saj.”

Mirëpo Miriami ka qenë nën efektin e narkozës dhe në vend të saj, mjekët zhveshin Albanin dhe ja dhanë fëmijë atij për ta mbajtur.

Article Logic
Execution time: 0.0020341873168945