INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrja me forcë e Bashkisë Kamëz, reagon ashpër Basha: ''Do përballeni me zemërimin e popullit''

Marrja me forcë e Bashkisë Kamëz, reagon ashpër Basha: ''Do përballeni me zemërimin e popullit''

Publikuar më: 20:49 07-08-2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon ashpër pas marrjes së Bashkisë Kamëz nga socialistët.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se kryebashkiaku i ri Rakip Suli dhe Sali Skura do të përballen me ligjin, ndërsa Edi Rama do përballet me zemërimin e popullit.

Reagimi i plotë i Bashës:

“Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!

Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar. Sali Skura i dosjes 184 që ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës duhet të ishte në burg.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!”, shkruan Basha.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395