INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I gjuajtën me plumba në rrethana misterioze, vdes 45 vjeçari në Selenicë të Vlorës

I gjuajtën me plumba në rrethana misterioze, vdes 45 vjeçari në Selenicë të Vlorës

Publikuar më: 21:27 07-08-2019

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës. 45-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital për shkak të plagëve të marra.

Sipas newsbomb.al viktima është Dilaver Zotaj. Ai u gjet i plagosur nga kalimtarët pranë shkollës së Selenicës, ku ndodhet edhe banesa e tij, dhe u dërguar drejt spitalit të Vlorës me makinë private.

45-vjeçari është gjetur i plagosur me tre plumba, ndërsa një prej plumbave e ka kapur në kokë.

Nuk përjashtohet mundësia e vetëplagosjes, megjithatë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

2228f56d99e3d309901a8dc0832f6118_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654