INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëdhënia e mrekullueshme e vajzës së vogël me qenin e saj

Marrëdhënia e mrekullueshme e vajzës së vogël me qenin e saj

Publikuar më: 20:59 28-04-2016

Një vajzë e vogël dhe qenushi i saj bulldog janë bërë shumë të ndjekur në Instagram pasi kanë vjedhur zemrat e shumë njerëzve me shoqërinë e adhurueshme të tyren. Vajza dy vjeçare Erin Craig nga New York-u bën absolutisht gjithçka me qenushin e saj Harvey duke përfshirë lojërat me veshjen, fjetjen madje edhe bëjnë dush bashkë.

Ata kanë faqen e tyre në Instagram, e cila ndiqet nga më shumë se 30,000 ndjekës dhe tregon se si lidhja e tyre ka filluar që kur Erin ka lindur. Mami Katie tha se qenushi Harvey 4 vjeçar, në fillim ishte i pasigurtë me Erin por shumë shpejt ata të dy u bënë shokë të ngushtë.

"Është e mrekullueshme të shikosh sesa shumë ajo e do atë dhe sesi ai e ndjek atë në cfarëdo që ajo vendos të bëjë",  thotë Katie. "Unë në fillim isha nervoze për faktin sesi do të bashkëvepronim së bashku prandaj ne bëmë disa stërvitje profesionale para se Erin të lindte”.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006