INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E frikshme, avioni me pasagjerë goditet nga rrufeja

E frikshme, avioni me pasagjerë goditet nga rrufeja

Publikuar më: 19:10 28-04-2016

Është e frikshme të shikosh një avion teksa goditet nga rrufeja, edhe më e frikshme është të jesh në bordin e tij në atë moment. Avioni që po shkonte nga Reikjaviku në Londër është goditur nga rrufeja. Fatmirësisht nuk pa pësuar asnjë dëmtim për pjesëtarët e ekuipazhit dhe as dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku më pas avioni ka zbritur në aeroportin Heathroë. Pasagjerët janë shprehur se kanë kaluar çaste të frikshme deri në momentin që kanë zbritur.

“Unë isha duke u kthyer me nxitim nga udhëtimi sepse këtu janë zgjedhjet për barazi gjinore dhe mendimi im i parë pas goditjes së rrufesë ishte se unë kam për të votuar dhe nuk mund të vdes”, është shprehur Catherine Meyer njëra nga pasagjeret që po kthehej nga udhëtimi kërkimor.

Piloti tha se kjo për të ishte një sprovë shumë e madhe por profesioni i tij është që të menagjoj edhe me këso situata.

Një zëdhënës i ‘British Airways’ ka thënë se aeroplani është ulur në mënyrë të sigurtë dhe do ti nënshtrohet inspektimit e pastaj të kthehet përsëri në shërbim dhe se siguria e pasagjerëve është prioriteti i tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383