INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mark Frroku  'goditet' nga Strasburgu: Arrestimi ishte i drejtë [FOTO]

Mark Frroku 'goditet' nga Strasburgu: Arrestimi ishte i drejtë [FOTO]

Publikuar më: 15:02 18-09-2018

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, rrëzon pretendimin e ish-deputetit Mark Frroku, se me arrestimin në Shqipëri është shkelur Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Në vitin 2015 Frroku iu drejtua Strasburgut, teksa vazhdonte të qëndronte në burg. Ai pretendonte që Strasburgu ta cilësonte të paligjshëm arrestimin, pasi argumenton se në këtë mënyrë i janë mohuar të drejtat dhe liritë e tij, jo vetëm personale por edhe politike.
Ish-deputeti u dënua me 6 vjet burg për tre akuza “mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm” por kur kishte bërë vetëm tre vite burg me një vendim të Gjykatës së Fierit më 9 maj ai u lirua pa vuajtur edhe 1 vit, 5 muaj dhe 5 ditë, me arsyetimin se tashmë ishte riedukuar apo “rehabilituar plotësisht".
Vendimi i gjykatësit Marilda Shalla ka vlerësuar po ashtu së Mark Froku plotësonte kushtet për liri me kusht, duke cilësuar atë si një rast të veçantë.

mark_1.PNG

 

mark_2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553