INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët e PD-së nga Jala akuza Ramës: Ja pse prishen banesat!

Deputetët e PD-së nga Jala akuza Ramës: Ja pse prishen banesat!

Publikuar më: 13:30 18-09-2018

Deputetët e Partisë Demokratike janë nisur me urgjencë drejt Jalës, aty ku prej orëve të para të mëngjesit ka nisur një aksion i IKMT, për shembjen e ndërtimeve ilegale. Për pasojë, aksioni ka degraduar deri në përplasjen fizike midis policisë edhe familjarëve.
Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i deputetes së qarkut Vlorë, Nada Meçorapaj ku së bashku me Agron Shehajn janë nisur drejt bregdetit të Jalës. Deputetja Meçorapaj ka reaguar më anë të një statusi në Facebook ku tregon ndër të tjera se banorët pretendojnë se miq të Ramës kanë interesa ndërtimi në atë rrip të bregdetit ku ndodhen edhe shtëpitë e tyre.
"Qe prej ores 5 te mengjesit sot, forca te IKMT, shoqeruar nga forca te shumta policie kane nisur shembjet e objekteve te banimit ne Jale. Banoret thone se nuk jane lajmeruar dhe se prishjet po behen ne menyre te njeanshme. Banoret jane perplasur fizikisht me policine ne mbrojtje te prones se tyre. Ata pretendojne se miq te kryeministrit kane interesa ndertimi ne ate rrip te bregdetit ku ndodhen banesat e tyre. Bashke me kolegun Agron Shehaj, si deputete te qarkut dhe perfaqesues te PD jemi nisur me urgjence drejt Jales"-shkruan ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656