INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina Vjollcën e zë gjumi në mënyrë të pazakontë [FOTO]

Marina Vjollcën e zë gjumi në mënyrë të pazakontë [FOTO]

Publikuar më: 14:24 07-11-2016

Natyrisht që nuk mund të biesh për të fjetur pa përshëndetur një herë fansat dhe ndjekësit.

E këtij mendimi është edhe bukuroshja e ekranit shqiptar, Marina Vjollca. Ajo bëri një postim për t’u uruar natën e mirë ndjekësve të saj besnikë të cilët nuk mungojnë me komentet e panumërta edhe në foton që në dukje është ajo më e thjeshta. Megjithatë po ta shohësh pak me kujdes vë re që ndoshta nuk është aq e thjeshtë ose e rastësishme sa në pamje të parë. Marina duket qartë që është shtrirë me kokën në jastëk dhe e veshur me çfarë duket si pizhame, por përsëri nuk të krijon përshtypjen si një person që është gati për të fjetur. Ajo është tërësisht e lyer me make up dhe në rast se nuk do të ishte shtrirë do thonim se po bëhet gati për të dalë, por duket se as në gjumë nuk pranon që të duket më pak se në top formë. Pyesim veten nëse e zë gjumi kështu çdo natë apo vetëm në ato net që u uron fansave “natën e mirë”...

marinavjo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828