INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina Vjollca shtatzënë?! Kjo foto po “çmend” fansat! [FOTO]

Marina Vjollca shtatzënë?! Kjo foto po “çmend” fansat! [FOTO]

Publikuar më: 19:11 07-08-2017

Ata janë një nga çiftet më të dashur dhe më simpatikë për publikun dhe daljet apo postimet e tyre në rrjetet sociale janë të denja për “couple goals”. Bëhet fjalë për reperin e njohur Getoar Selimin dhe moderatoren bukuroshe, Marina Vjollca. Dasma e tyre e shumëpritur po afron dhe siç flitet lart e poshtë, në datën 10 shtator, ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

E përpos këtij lajmi, një postim i publikuar nga Marina në rrjetin social “Instagram” ka ngjallur mjaft dyshime. Teksa ka postuar një faqe të një libri, Marina Vjollca ka shkëputur një frazë të cilën e ka qarkuar me ngjyrë rozë, ku shkruhet “Dora që tund djepin, sundon botën”. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të mendojnë se biondja bukuroshe mund të jetë shtatzënë, të paktën kështu duket nga komentet në foto.

Por mund të jetë thjesht një mesazh i fortë mbështetës për femrat nga Marina.

Article Logic
Execution time: 0.0039770603179932