INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina Vjollca largohet nga Top Channel, ja në cilin ekran do ta shihni [FOTO]

Marina Vjollca largohet nga Top Channel, ja në cilin ekran do ta shihni [FOTO]

Publikuar më: 14:48 21-07-2017

Duket se këto janë ditët e fundit të mdoeratores bukuroshe në Top Channel.

Marina Vjollca e nisi karrirerën në këtë televizion , pjesë e të cilit u bë prej vitesh. Por duket se ka ardhur momenti që partnerja e reperit nga Kosova të largohet  nga ky ekran. Nuk është hera e parë që largimi i saj përflitet në media, por këtë herë duket se e ka seriozisht. Bionden bukuroshe tani do ta shihni në ekranin e Tv Klan i cili ka dashur ta ketë pjesë të tij Marinën që vitin e kaluar. Megjithatë ajo i shtë përmbajtur kontratës që kishte me Top Channel, televizion në të cilin edhe është shfaqur për herë të parë.  E nisi karrirën si velinë e emisionit “Fisk Fare”, më pas duke drejtuar emisione  si “Top Select”, “Proçesi Sportiv”, “Top Fest” apo  “Summer Fest”. Ndërsa tani ka shumë mundësi ta shohim në vend të moderatores që u largua nga televizioni Klan, Floriana Garo e cila prej kohësh prezantonte emionin “Jo vetëm modë”. Na mbetet të presim për ta zbuluar pozicionin e vërtetë të bukuroshes Marinë. 

marina_1473662418-2210577.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768