INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina dhe Ghetto thyejnë rregullat në Moulin Rouge

Marina dhe Ghetto thyejnë rregullat në Moulin Rouge

Publikuar më: 16:14 19-01-2016

Pushimet në Paris janë gjithnjë të bukura!

Kështu thonë ata që kanë qenë atje dhe ndërkohë  ata që ende s’kanë patur shansin të shkojnë, i ëndërrojnë ato. Marina Vjollca është vajza me fat e cila aktualisht është duke shijuar qytetin magjik të Parisit por jo vetëm. Bukuroshja është në shoqërinë e të dashurit të zemrës, reperit Ghetto Geasy. Në foto mund të shihni se prezantuesja e “Proçesit sportiv” është duke parë çdo gjë duke filluar nga muzetë, dyqanet dhe së fundmi edhe shfaqjen e Moulin Rouge. Në një foto të postuar në Instagram, Marina ka fotografuar pamje nga shfaqja ndërkohë që të gjithë e dimë që fotot gjatë spektaklit janë rreptësisht të ndaluara, përveç atyre të shkrepura nga stafi , në të cilat nuk duket skena dhe veshjet e balerinëve të Moulin Rouge. Bjondia simpatike i ka thyer rregullat dhe e ka postuar foton për të gjithë ndjekësit e saj. Gjithsesi duket qartë që çifti po bën shumë qejf dhe më në fund dolën hapur që janë të lidhur. Mos ndoshta kjo do të thotë që dashuria e tyre është më e fortë se kurrë?

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111