Futbolli hollandez më në fund po rikthehet në formën e artë të tij, duke nxjerrë talente të mëdhaja, që pushtojnë futbollin europian.
Me ndeshjen kundër Gjermanisë dy talente të reja të Ajaksit shkëlqyen. Ata janë Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong.
Dyshja e kërkuar nga Barcelona dhe Manchester United përbëjnë një kombinim të fortë në mbrojtje dhe mesfushë, gjë që këto dy ekipe i kanë në mangësi. Së fundmi një klub tjetër europin PSG-ja është futur në garë për dy talentet.
Ajaksi tashmë po pret ofertën e këtyre klubeve dhe nëse ekipe tgë tjera përfshihen ende ata mund ta rrisin klauzolën për lojtarët e tyre.
Manchester United është ai i cili ka më shumë interes tek lojtari, për të qenë në krah të Paul Pogba dhe për t’i shtuar kreativitet mesfushës.








20 Dec 2025 





