INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Mami apo babi të kanë shkaktuar trauma?'/ Familjarët e Malit, letër publike produksionit të BBVA, ja ç'kërkojnë

'Mami apo babi të kanë shkaktuar trauma?'/ Familjarët e Malit, letër publike produksionit të BBVA, ja ç'kërkojnë

Publikuar më: 15:31 27-01-2026

Këngëtarja e njohur Violetë Kukaj ka dërguar një reagim zyrtar drejt produksionit të Big Brother VIP Albania, duke kërkuar masa të menjëhershme ndaj banorit Rogert Sterkaj.

Shkak për reagimin e saj është bërë gjuha e përdorur nga Sterkaj ndaj djalit të saj, Malit, i cili u sulmua me deklarata që prekin identitetin dhe origjinën e tij.

Në letrën e hapur drejtuar Top Channel, Violetë Kukaj shpreh shqetësimin për bullizmin dhe dhunën psikologjike që po i ushtrohet Malit. Ajo thekson se sulmet që prekin familjen, traumat personale dhe identitetin nuk mund të konsiderohen pjesë e lojës, por përbëjnë dhunë psikologjike të pastër që cenon integritetin e fëmijës dhe normat shoqërore.

Debati nisi pas një përplasjeje brenda shtëpisë, ku Rogert i drejtoi Malit fjalët: “Nuk ke gjak shqiptari”. Familjarët dhe fansat e kanë cilësuar deklaratën si një fyerje të rëndë personale dhe kombëtare, duke e bërë situatën të papranueshme për rregullat dhe etikën e programit.

Në reagimin e saj, familja e Malit i kërkon produksionit të marrë masa urgjente, duke kërkuar zyrtarisht përjashtimin e Rogert Sterkaj nga gara. Ata argumentojnë se heshtja ndaj veprimeve të tilla do të normalizonte dhunën dhe bullizmin në ekranet televizive, duke dërguar një mesazh negativ tek publiku.

topc.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0015840530395508