INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maluma publikoi këtë video që i fiksoi të gjithë, Kejvina Kthella s’i ndahet: Kopjac, edhe unë...[VIDEO]

Maluma publikoi këtë video që i fiksoi të gjithë, Kejvina Kthella s’i ndahet: Kopjac, edhe unë...[VIDEO]

Publikuar më: 11:22 21-05-2019

Maluma është padiskutim një nga këngëtarët të më pëlqyer në të gjithë botën dhe me të drejtë. Kohët e fundit ai ka fituar zemrat e shumë fansave me hitet e tij. Maluma ka bërë namin në playlistat muzikore latine dhe botërore duke gjeneruar shumë klikime në YouTube e gjithashtu duke fituar shumë çmime ndërkombëtarë.

Përveç suksesit në muzikë, Maluma është shumë simpatik dhe kjo bën që shumë femra ta pëlqejnë për pamjen e tij. Prej kohësh tashmë Kejvina na ka treguar se është një fanse e këngëtarit pasi i ka komentuar disa herë në postimet e tij, të cilat edhe i ka shpërndarë.

Së fundmi Maluma ka publikuar një video ku shfaqet duke larë dhëmbët dhe duke kërcyer nën ritmet e këngës së tij e siç shihet kjo video është pëlqyer shumë nga fansat, pasi është parë mbi 2 milion herë.

 

Kësaj video s’i ka rezistuar as bukuroshja Kejvina e cila i ka shkruar “Edhe un kshu i laj dhëmbët, kopjac”, ku ka vendosur dhe disa emoji.

dortf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043120384216309