INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Makina fluturuese. Do ndezë flakën olimpike të Tokio 2020[VIDEO]

Publikuar më: 14:05 05-06-2017

Inxhinierët në Japoni demonstruan modelin e krijuar të një makinë fluturuese. Ata shpresojnë se kjo makinë do të jetë në gjendje të ndez flakën olimpike për ceremoninë e hapjes së Lojrave Verore të Tokios 2020. 'Cartivator', fillimisht një grup prej rreth 30 inxhinierësh ku u përfshinë edhe disa punonjës të rinj të Toyota, filluan të zhvillojnë avionin fluturues SkyDrive në vitin 2014. Makina është ende në një fazë të hershme të zhvillimit, por grupi pret që ajo të kryejë fluturimin e parë deri në fund të vitit 2018. Modeli aktual i testit demonstroi se ishte në gjendje të ngrihej dhe të zbriste në tokë për disa sekonda. Inxhinierët thonë se se dizajnit i nevojitet më shumë stabilitet, në mënyrë që prototipi të jetë në gjendje të fluturojë gjatë dhe lartë, aq sa duhet për të arritur flakën olimpike. Por krijuesit e 'makinave fluturuese' ende përballen me pengesa, duke përfshirë këtu faktin se duhet të bindin publikun se produktet e tyre mund të përdoren në mënyrë të sigurt. Qeveritë ende janë duke u ballafaquar me rregulloret për dronët dhe makinat pa shofer.

Article Logic
Execution time: 0.0033290386199951