INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple i del gabimisht sekreti për aplikacionin e ri...dhe duket fantastik! [FOTO]

Apple i del gabimisht sekreti për aplikacionin e ri...dhe duket fantastik! [FOTO]

Publikuar më: 12:25 06-06-2017

Simpatizantë të teknologjisë, kemi lajme shumë të mira për ju.

Apple mund të jetë duke ndryshuar tërësisht situatën në departamentin e menaxhimit të dokumentave, gjithmonë nëse programuesi Steven Troughton-Smith ka të drejtë për zbulimet e tij. Në mbrëmjen e së dielës, në seksionin “Utlities” të App Store, ky programues gjeti gjurmë për një aplikacion të ardhshëm të quajtur “Files”, i cili nuk është bërë publik ende nga kompania. Edhe pse “Files” është fshirë që nga ai moment dhe detajet mbi aplikacionin nuk ishte të mundshme për t’u gjetur, ikona blu e njohur ishte në ekran, duke treguar shumë më shumë se dhjetëra fjalë shpjeguese. Sipas Apple Insider, ky mund të jetë një tregues që iOS 11 do t’u japë përdoruesve një mënyrë për të menaxhuar më lehtësisht dokumentat. Në një mënyrë të ngjashme si ajo e kompjuterit, ku një dosje futet brenda një dosjeje e kështu me radhë. Të presim e të shohim, por me shumë gjasa duket se diçka e tillë do të konfirmohet.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627