INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina 'FLUTURON' nga rruga dhe SHPËRTHEN në flakë, humb jetën shqiptari [EMRI]

Makina 'FLUTURON' nga rruga dhe SHPËRTHEN në flakë, humb jetën shqiptari [EMRI]

Publikuar më: 12:41 27-01-2019

Një aksident i tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Agazanna të Italisë mbrëmjen e së shtunës. Mësohet se viktima është Klodian Murrizi 22 vjeç, i cili udhëtonte me një makinë tip Toyota Rav 4, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys duke dalë nga rruga.

Pas përmbysjes, fuoristrada shpërtheu në flakë duke i marrë jetën shqiptarit me banim në  Gossolengo të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas mbërritjes së ekipit zjarrfikës në vendngjarje është bërë e mundur fikja e zjarrit në mjet. Si pasojë e aksidentit është mbyllur autostrada për disa orë, por më pas situata është normalizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449