INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MAJK sapo “zyrtarizoi” lidhjen me MISS-in e njohur shqiptar?! Ky DETAJ flet shumë!

MAJK sapo “zyrtarizoi” lidhjen me MISS-in e njohur shqiptar?! Ky DETAJ flet shumë!

Publikuar më: 23:33 04-11-2020

Majk është një ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare. Jeta e tij private ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por pas përfundimit të romancës me Majlinda Zekën, me të cilën ka dhe një djalë, reperi është treguar shumë hermetik për jetën sentimentale.

Mirëpo, zërat se Majk ka nisur një romancë të re po qarkullojnë prej ditësh. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën thuhet se është Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli. Dyshimet lindën pasi dyshja ka frekuentuar vende të njëjta dhe përmes postimeve që kanë bërë në rrjete sociale bie në sy sfondi i ngjashëm.

Çifti ka darkuar bashkë dhe postimet në InstaStory e vërtetojnë këtë.

asgq.png

 

Ndërkohë së fundmi, një foto e reperit u publikua në profilin e Blertës në Instagram me mbishkrimin “Hacked”, por që u fshi pak kohë më pas. Në fakt, kjo është parë si një konfirmim nga ana e dyshes e lidhjes së tyre, por gjithashtu dhe si ironi ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në rrjet.

serv.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0030689239501953