INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majk kapet ''MAT'', qenka ndarë dhe kjo është e dashura e tij e re? Po me Krenar Çoçajn ç’lidhje ka? [FOTO]

Majk kapet ''MAT'', qenka ndarë dhe kjo është e dashura e tij e re? Po me Krenar Çoçajn ç’lidhje ka? [FOTO]

Publikuar më: 16:35 09-09-2018

Video me pullë të kuqe dhe historia me Krenar Çoçajn, ja kush është e dashura e re e Majk! 

Majk është një ndër reperat më të mirë shqiptarë dhe shumë i pëlqyer nga publiku. Ai ka shumë fansa si në vendin tonë ashtu edhe më gjerë dhe e kemi të vështirë të gjejmë një këngë të tij që nuk është shndërruar në hit. Pas ndarjes nga Majlinda Zeka ai u lidh me modelen Melita Nushi, por siç duket ata janë ndarë dhe sot po qarkullojnë disa foto të reperit Majk me një modele nga Prishtina.

Modelja me të cilën u fotografua sot reperi siç shihet në foton e siguruar nga tiranapost.al, quhet Xhuli Nura dhe është shumë e njohur për shkak se vite më parë i publikuan një video me pullë të kuqe gjatë një bisede me Ledri Vulën.

Pasi video u bë publike, Xhuli u largua nga syri i publikut, por emri i saj nuk është harruar. Modelja njihet gjithashtu për deklaratën që bëri për Krenar Çoçajn duke thënë se ai po i vardisej në kohën kur ishte në lidhje me Dafina Zeqirin.

“Me Krenarin jam njohur përmes motrës së tij, Abetare Çoçajt dhe ka lindur një shoqëri, kështu para dy vitesh kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim. Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë”, është shprehur Xhuli.

psot1.png

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779