INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Maj dhe gunë''! Dielli na kënaqi në fundjavë, po nga sot do trishtohemi

''Maj dhe gunë''! Dielli na kënaqi në fundjavë, po nga sot do trishtohemi

Publikuar më: 11:11 20-05-2019

Këtë maj ja vlen të ndërrojmë shprehjen “gusht dhe gunë”! Më së mirë kjo shprehje popullore vlen për muaji maj, i cili jo vetëm është “pushtuar” nga shiu, por dhe temperaturat janë të ulëta. Nëse në fundjavë dielli na “buzëqeshi” këtë javë gjithçka përmbyset. E hëna do të na trishtojë, pasi reshjet e shiut u rikthyhen.

Po sinpotikantë kanë dhënë e një shpjegim. Sipas tyre Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik me qëndër të pozicionuar në Europën qëndore e cila po kushtëzon mot të paqëndrueshëm dhe në territorin e vendit tonë. Duke nisur nga sot moti do të jetë me vranësira mesatare deri dhe të dendura të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu dhe stuhi.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Edhe temperaturat do të ulen.

Temperaturat min dhe max:
-Zonat malore 9/18°C
-Zonat e ulëta 13/22°C
-Zonat bregdetare 14/21°C

Article Logic
Execution time: 0.0018310546875