INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundjavë e nxehtë, por si do të nis e hëna [PARASHIKIMI]

Fundjavë e nxehtë, por si do të nis e hëna [PARASHIKIMI]

Publikuar më: 16:22 19-05-2019

Gjatë fundjavës, vendi u përfshi nga temperatura të larta ku të dielën shkuan deri në 27 gradë duke lënë pas për pak ditë edhe reshjet e shiut.

Por duket se ende pranvera nuk ka ardhur e plotë, pasi sipas parashikimeve të hënën rikthehen edhe vranësirat.

Meteoalb bën me dije se deri në mesidtë do të mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave ku më të dukshme paraqiten në zonat bregdetare.

Por pasditja dhe në vijim do të kemi shtim të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar shira të dobët dhe të izoluar. Nata do të përmirësoj kushtet e motit duke ri-kthyer kthjellime në vend.

Temperaturat e ajrit do të ulen me të paktën 3° në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7°C zonat malore deri në 24°C zonat e ulta.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0059959888458252