INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lyerja e flokëve dhe pasojat

Lyerja e flokëve dhe pasojat

Publikuar më: 12:57 04-04-2016

Procesin e lyerjes së flokëve  e kanë kaluar pothuajse të gjitha femrat. Produktet që përdoren për të realizuar këtë proces ndikojnë direkt në shëndetin jo vetëm të lëkurës por edhe të trurit. Në njëzet vitet e fundit kryhen studime të ndryshme kërkimore se si ndikojnë ngjyrat e flokëve në trupin e njeriut.

Gjatë kësaj periudhe është provuar se disa nga këto kimikate janë kancerogjenë. Është vërtetuar se gratë që përdorin rregullisht bojërat e flokëve, në moshën 70-vjeçare, kanë rrezik 70 % më të madh nga kanceri, veçanërisht kancerit të fshikëzës, gjakut, palcës së eshtrave dhe gjëndrave limfatike.

Gjithashtu shtohet rreziku i kancerit të gjirit dhe dyshohet se mund të dëmtojë mëlçinë dhe veshkat, të shkaktojë çrregullime të ndryshme hormonale dhe kancerin tek fëmijët, kur përdoret në periudha të shkurtra para ose gjatë shtatzënisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723