INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha merr fjalën i pari në protestë: Edi Rama ka mbaruar, po bie muzgu i zi, asgjë s'na ndal!

Lulzim Basha merr fjalën i pari në protestë: Edi Rama ka mbaruar, po bie muzgu i zi, asgjë s'na ndal!

Publikuar më: 19:05 13-04-2019

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua protestës para kryeministrisë rreth orës 18:35, ndërsa mori fjalën i pari mes protestuesve.

“Lumi i sloganit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë. Ja ku jemi më shumë se kurrë më parë. Më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë e padëgjuar për Tiranën, me këtë bashkim zemrash, mendjesh e vullnetesh të burrave dhe grave të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë. Sot nuk na ndal asgjë.

Ky njeri do të hyjë në historinë e vendit, si kryeministri që u vuri fadromën shtëpive të shqiptarëve. Do të mbahet mend si kryeministri i kapur nga krimi i organizuar, që qeveris në favor të kriminelëve dhe kundër popullit të tij. Por ky popull sot nuk ka më frikë dhe jemi të gjithë të vendosur për t’i thënë “Rama Ik.

Kryetari i PD-së përsëriti vendosmërinë e forcës së tij politike, por edhe të gjithë protestuesve, se nuk do të bëjnë kompromis me kryeministrin Rama, duke ia adresuar mesazhin e tij edhe faktorit ndërkombëtar.

“Le ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota mbarë, se ne nuk do të bëjmë kompromis me qeverinë e krimit dhe votave të vjedhura. Ne nuk do të bëjmë kompromis me parimin themelor të demokracisë, që është vota e lirë, pasi e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka marrëveshje, ndaj që sot e tutje ne e shpallim atë anti-shtetin, anti-ligjin dhe anti-drejtësinë. Që sot e tutje, ligji, shteti dhe drejtësia, janë sovrani i mbledhur në këtë shesh.

Ne partitë e opozitës, unë PD e dimë fare mirë se ky mandat besimi që vjen nga shumica e shqiptarëve të përjshtuar dhe të grabitur vjen përtej nevojës akute për një rrotacion politik. Është rizgjimi kombëtar i një aspirate për të cilën kemi sakrifikuar shumë', ka nisur Basha, ndërsa u ka premtuar simpatizantëve të opozitës së bashkuar se tashmë nuk do të ketë kurrë më kompromis me Ramën.

Kemi patur dhimbje, përparime dhe zhgënjime. Sot është dita të mos bëjmë më kompromis me atë aspiratë. Kurrë më pak se standaret europiane për zgjedhje të lira. Kurrë më asgjë më pak se standartet euriopiane të konkurrencës së lirë, të ekonomisë që hap vende pune dhe paga të larta për shqiptarët.''

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049