INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luizi sherr me Kejvina Kthellën? Modelja bën veprimin e PAPRITUR

Luizi sherr me Kejvina Kthellën? Modelja bën veprimin e PAPRITUR

Publikuar më: 15:31 02-06-2023

Një episod që do të mbahet mend gjatë nga "Big Brother Vip Albania 2" do të jetë shpulla që Kejvina Kthella i dha Luiz Ejllit gjatë një spektakli. Modelja u eliminua me zarf të zi pas këtij veprimi dhe të gjithë menduam se marrëdhënia e tyre do të pësonte klrisje.

Por, pas daljes nga BBV, Kejvina në mënyrë surprizuese vazhdoi të mbështeste Luizin dhe ky i fundit edhe pse nuk kishte informacion, vazhdon të kishte mendim të mirë për modelen.

Pak kohë më parë, Kejvina tërhoqi sërish vëmendjen me komplimentet që i bëri Luizit tek fotoja e këtij të fundit në Instagram, por së fundmi ka ndodhur diçka e papritur.

Siç shihet , Kejvina i ka hequr "follow-in" dhe nuk e ndjek më Luizin në Instagram, ndërsa ky i fundit vazhdon ta ketë ende follow.

Nuk dihet nëse ky veprim ka ardhur pas ndonjë debati mes tyre apo për ndonjë arsye tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209