INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lugano kërkon të na rrëmbejë Tramezzanin, ja çfarë ka vendosur ndihmëstrajneri i Kombëtares Shqiptare

Lugano kërkon të na rrëmbejë Tramezzanin, ja çfarë ka vendosur ndihmëstrajneri i Kombëtares Shqiptare

Publikuar më: 11:33 18-06-2016

Ndihmësi i De Biazit, Paolo Tramezzani, kërkohet nga ekipi i Luganos në Zvicër, drejtuesit e të cilit duan të gjejnë sa më shpejt pasardhësin e Zdenek Zemanit.

Në një farë mënyrë, italiani i stafit teknik kuqezi e konfirmon lajmin, por me diplomaci thotë se është i përqendruar vetëm tek Europiani.

“Sport Ekspres” raporton se ai dëshiron të vazhdojë të punojë me Shqipërinë: “Dua të them se aktualisht mendoj vetëm për Europianin dhe Shqipërinë. Ka shumë punë ende për të bërë këtu. Pastaj, ndihem shumë mirë te Shqipëria dhe nuk kam pse të mendoj për t’u larguar, sidomos tani që kam edhe detyra të tjera”, - ka theksuar mes të tjerash ndihmëstrajneri i kuqezinjve, Paolo Tramezzzani, i cili ka merita të padiskutueshme në arritjet e Shqipërisë. /newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582