INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Luftë' thashethemeve , ja cili vend i shpall të paligjshme

'Luftë' thashethemeve , ja cili vend i shpall të paligjshme

Publikuar më: 10:01 10-05-2019

Nëse ju pëlqejnë thashethemet do të keni shumë probleme nëse vendosni të jetoni në Filipine.

Ndoshta vendi kthehet në një vend turistik për ata që duan të jenë të rezervuar.

Një qytezë me 50.000 banorë afër kryeqytetit Manila ka vendosur që të shpall të paligjshme thashethemet.

Madje janë parashikuar edhe ndëshkime për ata që flasin shumë, nëse dikush kapet duke thënë dicka më shumë mund të përfundojë duke pastruar mbeturinat për 8 orë. Dhe kryebashkiaku i zonës shprehet se nuk është aspak një shaka. Sipas tij në këtë mënyrë përmes këtij ligji do të përmirësohet jeta në shoqëri.

Thashethemet sipas tij shkatërrojnë raportet mes njerëzve. Ndoshta është e vështirë të identifikosh një gossip.

Dhe për këtë arsye janë parashikuar sanksione të ndryshme 4 euro nëse kapesh herëne parë duke bërë thashetheme, deri në 20 euro nëse përsëritet, dhe 8 oër në shërbime publike. Në fakt për vendin janë shuma të konsiderushme ku paga mesatare është 200 euro.

Sipas kryebashkiakut njerëzit nuk duhet të humbasin kohë me gjëra të panevojshme, madje ai ka ndaluar edhe karaoket në qytet, kështu që klientët nuk do të qeshin me stonimin e qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0033040046691895