INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I biri i Sokol Olldashit në krah të Lulzim Bashës

I biri i Sokol Olldashit në krah të Lulzim Bashës

Publikuar më: 11:07 10-05-2019

Djali i të ndjerit Sokol Olldashi duket se do të ndjek hapat e babait të tij. Glauk Olldashi ishte sot në krah të Lulzim Bashës, në një takim me 300 studentë demokratë europinë që ndodhen në Tiranë dhe që kryedemokrati tha se do të jenë edhe në protestën e nesërme. 

Mes të gjithëve Basha veçoi praninë e djalit të Sokol Olldashit. “Në këtë sallë ndodhen studentë të cilët janë ngritur në një betejë të pashembullt prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të universiteteve shqiptare të mbështetur nga miq, shok të tyre shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, njëri prej tyre Glauk Olldashi që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes dhe t’i uroj mirëseardhjen sot në këtë bashkëbisedim dhe natyrisht merita e tij është sepse që ditën e parë ka qenë në krah të studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane por natyrisht nderon edhe trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të FRPD, një miku dhe bashkëpunëtori të shquar timin, një nga liderët e PD-së të ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, zotit Sokol Olldashi”, tha Basha.
Pas Lulzim Bashës edhe Glauk Olldashi mori fjalën ku foli për studentët shqiptarë në universitetet e huaja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044450759887695