INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Lufta’ sapo ka nisur! Alketa mbajti anën e Elvanës dhe 'kryqëzoi' jurinë shqiptare, reagon Arilena! Ja VEPRIMI që bëri kundrejt moderatores [FOTO]

‘Lufta’ sapo ka nisur! Alketa mbajti anën e Elvanës dhe 'kryqëzoi' jurinë shqiptare, reagon Arilena! Ja VEPRIMI që bëri kundrejt moderatores [FOTO]

Publikuar më: 21:32 23-12-2019

Ndonëse deri më tani, kanë pasur marrëdhënie të afërta, Arilena Ara dhe Alketa Vejsiu sapo prishën miqësinë e tyre.

‘Lufta’ sapo ka nisur dhe fajin e ka Festivali i RTSH-së.

Pasi Arilena e hoqi nga ndjekësit e saj në Instagram Alketa Vejsiun, të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

Në Instagram-in e Alketës është vënë re se ajo nuk ndjek më Arilenën dhe kjo ka ndodhur pas deklaratës që bëri Alketa ditën e sotme.

Moderatorja i kërkoi një ndjesë publike Elvanës, duke u shprehur se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit të publikut.

Kjo gjë duket se nuk i pëlqeu Arilenës, e cila nuk vonoi shumë dhe e hoqi moderatoren nga Instagram-i.

Tani ato nuk ndjekin më njëra-tjetrën dhe, çfarë do të ndodhë më pas me siguri do e marrim vesh.

20191223_180447-1024x530.jpg

20191223_180459-1024x484.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031130313873291