INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca nuk është vetëm në Mykonos dhe na e zbuloi vetë ajo!

Luana Vjollca nuk është vetëm në Mykonos dhe na e zbuloi vetë ajo!

Publikuar më: 17:27 08-09-2021

Luana Vjollca më datë 2 shtator festoi 30-vjetorin e lindjes. Ajo u mbush plot dashuri atë ditë mes urimeve dhe dhuratave të shumta nga miqtë dhe kolegët e saj.

Luana u shpreh mjaft e lumtur për dashurinë e marrë dhe këtë e shprehu në rrjete sociale.

“Lule’s birthday 

Nuk kam fjale mjaftueshem per tju falenderuar secilin nga ju per dashurine qe me keni dhuruar sot. Ju paca perhere! #30 ”, shkruajti Luana krahas postimit në Instagram.

Mirëpo siç e ka tradita, ditëlindja nuk festohet vetëm për një ditë. Pasi na dha lajmin e shumëpritur mbi projektin e ri që do të titullohet “Thuaje”, Luana i ka dhuruar vetes disa ditë pushimi dhe ka zgjedhur vendin perfekt, në Mykonos.

Jeni kuriozë të dini se kush po e shoqëron moderatoren dhe autoren e njohur gjatë pushimeve të saj?!

Na e zbuloi vetë Luana nëpërmjet një postimi ku shfaqet me bikini dhe “shoqëruesen” e saj e cila e quhet “Red Tote Bag”, çanta e kuqe nga koleksioni “Natural Beast”.

“Unë dhe shoqja ime e ngushtë”, shkruan Luana teksa ka marrë mjaft komplimente nga ndjekësit e saj. Gjithashtu na ka zbuluar nga story në Instagram se ndodhet atje me shoqëri të mirë./AfterParty.al

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889