INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca është fejuar? Ja e vërteta e unazës që na bëri të dyshojmë [FOTO]

Luana Vjollca është fejuar? Ja e vërteta e unazës që na bëri të dyshojmë [FOTO]

Publikuar më: 15:33 12-12-2019

Së fundmi, në rrjete sociale dhe disa portale është aluduar se Luana Vjollca ka shpallur fejesën, nisur nga një detaj në veçanti. Në foton e publikuar nga vetë moderatorja dy ditë më parë, në dorën e majtë të Luanës shihet një unazë me gur blu.

Kaq ka mjaftuar për të dalë në konkluzione të parakohshme, megjithatë një lajm i tillë rezulton i pavërtetë. Sipas “News 31” ky është thjesht një aksesor që Luana e ka vendosur për puntatën e së shtunës. Luana nuk ka ndërmend të fejohet për momentin, pasi është duke u fokusuar maksimalisht tek karriera e saj dhe televizioni.

Nisur nga ajo çka kemi parë deri më tani, besojmë se në momentin kur autorja dhe njëkohësisht moderatorja e “Shiko Kush LUAN” do të ndërmarrë një hap të tillë në jetën private, do ta ndajë vetë me publikun. Luana nuk lë rast pa dëshmuar se për të, fansat janë të parët. Kështu, privilegji për lajmet e rëndësishme i mbetet vetëm asaj.

-640-0-5df1378c7cbc3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057