INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca dhe Noizy bëjnë 'xing' në postime, ja premtimet që po japin për publikun [FOTO]

Enca dhe Noizy bëjnë 'xing' në postime, ja premtimet që po japin për publikun [FOTO]

Publikuar më: 14:30 12-12-2019

Ndonëse ditët e fundit, Enca është angazhuar në promovimin e projektit kinematografik ‘I love Tropoja’, në të cilin do të ketë një rol protagonist, duket se artistja është marrë edhe me muzikë. Me anë të disa fotove në ‘Instagram’ Haxhiu tregoi se shumë shpejt do të sjellë disa këngë të reja, por mbase dhe një album i cili do të përmbledhë disa materiale.

“Këngë e re? Ep? Album? Bashkëpunime? Meqë ra fjala, me cilin artist/e doni bashkëpunim? Shumë gjëra po ndodhin”, ka shkruar këngëtarja në postin e saj të fundit. Enca ka ngjallur mjaft kuriozitet tek ndjekësit e saj, të cilët janë në pritje të këngëve të reja që ajo do të sjellë, data e të cilave nuk është bërë publike ende.

 

Por pët të njëjtën gjë ka shkruar edhe reperi i njohur, Noizy.

Reperi ka lajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale publikimin e albumit të tij më të ri për të cilin ka punuar gjithë këto kohë. Ai ka treguar se albumi do të ketë 15 këngë, ndër të cilat nuk do të mungojnë bashkëpunimet dhe me dy shokët e tij më të ngushtë, Varrosi dhe Lil Koli.

“Albumi fillimisht do të jetë në ‘Spotify’ dhe më pas në ‘Youtube’ e të gjitha platformat dixhitale, ‘iTunes’, ‘Apple Music’, ‘Deezer’. Albumi u shty për shkak të tërmetit, por tani jemi gati. 15 këngë. Këto ditë vjen dhe data e saktë e lançimit. Epoka Otr. Bashkëpunime? Lil Koli dhe Varrosi”, ka shkruar Noizy bashkangjitur postimit të fundit në rrjetet sociale.

 Screenshot_8-2.jpg

Screenshot_7-6.jpg

Ndërkohë ju kujtojmë se edhe artistë të tjerë shqiptarë kanë sjellë për publikun albumet e tyre, ndër ta është Don Phenom me 'Kumara', si dhe shumë shpejt do dëgjojmë edhe albumin e Young Zerka-s, shumë shpejt do kemi 'në dorë' EP e tij, e cila mban 5 këngë të ndryshme dhe me bashkëpunime si shqiptare por edhe me të huaj./inlife.al/

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652