INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI ngre alarmin për ekonominë. Koncesionet rritën borxhin me 7%

LSI ngre alarmin për ekonominë. Koncesionet rritën borxhin me 7%

Publikuar më: 13:05 04-10-2017

Lëvizja Socialistë për Integrim ka ngritur alarmin për fatin e ekonomisë shqiptare, e cila sipas kreut të grupit kuvendor të LSI Petrit Vasili është vënë nën rrezik nga koncesionet e qeverisë Rama.
Petrit Vasili:
“Praktikë negative e koncesioneve. Ju e dini që ky shqetësim na ka shoqëruar për një kohe të gjate dhe ne kemi propozuar një nismë për koncesionet, por është bllokuar prej më shumë se 1 viti nga PS në komision. Koncesionet rrezikojnë rritjen e borxhit deri në 7% dhe rrëzon premtimin e qeverisë për rritjen ekonomike. FMN flet qartë se projekti prej 1 mld eurosh që bazohet tek koncesionet është një lajm i zi për shqiptarët. FMN nënvizoi se ky menaxhim i dobët i ekonomisë ka rritur borxhet. Investimet me koncesion janë një lajm i zi për ekonominë. Sot është koha për një reflektim shumë të thellë dhe ekonomia shqiptare duhet të jetë në monitorim pasi e ardhmja ekonomike është në dyshim”.
Në këto kushte, LSI kërkon që të nisë me urgjencë nisma e saj për projektligjin e koncesioneve, e cila është depozituar në kuvend prej më shumë se 18 muaj dhe qe parashikon që për koncesionet të mos vendosë qeveria por të jetë parlamenti.

Article Logic
Execution time: 0.0026161670684814