INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loriku dhe Boikeni janë gati [FOTO]

Loriku dhe Boikeni janë gati [FOTO]

Publikuar më: 20:37 18-05-2016

Kampionati francez ka përfunduar, dhe një kampionat më i vështirë e më i rëndësishëm do të vazhdojë për kapitenin e kombëtares sonë, Lorik Cana. Përpara miqësores me Katarin, që do të zhvillohet me 29 maj, e cila i paraprin përgatitjeve për Euro 2016, Loriku, ka vendosur ti kushtojë më shumë kohë familjes së tij, duke udhëtuar me ta, siç ka njoftuar në foton e postuar dje në Instagram.

Family trip!!!???

A photo posted by Lorik Cana (@lorikcana) on

Që kur ka ardhur në jetë “ndjenja më e bukur jetës së tij”, ashtu si e konsideron ai, Boikenin, shpesh herë publikon foto me të. E fundit, është foto e postuar sot nga kapiteni 32 vjeçar, i cili mban mbi shpinë djalin e tij, gjatë kohës që po pushojnë në një pishinë.

Boiken dhe Babi ! Getting ready ?? #kuqezi #familytime #villebrequin #babyshqiponja

A photo posted by Lorik Cana (@lorikcana) on

Loriku dhe Boikeni, e vërtetojnë më mirë shprehjen e urtë “bëmë baba të të ngjaj”, pasi të dy janë veshur me të shkurtra “villebrequin”. Cana nuk e mohon asnjëherë patriotizmin e tij, ku në foton e postuar, e konsideron djalin, si babyshqiponja. Loriku po bëhët gati për Euro2016, shpresojmë që Boikeni të bëhet si i ati, dhe të trashëgojë shiritin e kapitenit të kombëtares kuq e zi.

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254