Kosova ka shkruajtur historinë. Kombëtarja më e re në futbollin botëror, doli në krye të grupit në Ligën D, duke fituar vendin për në play-off e “Euro 2020”. Një komb i tërë ka festuar mbrëmë nëpër rrugët e qytetit, duke elektrizuar atmosferën me flamurët dhe këngët e tyre. Së fundmi, kapiteni legjendar i kuqezinjve Lorik Cana ka uruar kombëtaren e “Dardanëve”:
“Një Urime shumë të madhe djemve DARDANË për fitoren, lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmë finalen. Një Urime special Gramozit dhe familjes së legjendës tonë Fadil Vokrri që të gjithëve na mungon… Bravo Djema”, tha kapiteni në përshkrimin e tij në Instagram.








11 May 2026 





