INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Lonely Planet': Shqipëria, një ndër 10 destinacionet globale të 2019

'Lonely Planet': Shqipëria, një ndër 10 destinacionet globale të 2019

Publikuar më: 12:48 23-10-2018

Një vlerësim maksimal Shqipërisë i ka ardhur nga `Lonely Planet`, guida numër një në botë për turizmin, e sidomos për turizmin aventurier, duke e renditur në mes të dhjetë destinacioneve më të vlefshme të vitit të ardhshëm. Duke pasur parasysh impaktin që `Lonely planet` ka mes të apasionuarve të turizmit dhe zbulimit të vendeve të reja, klasifikimi i Shqipërisë mes dhjetë vendeve më me vlerë për t`u parë në 2019, mund të konsiderohet një reklamë e vërtetë. Pasi vlerëson maksimalisht ushqimin, por edhe destinacionet arkeologjike, si Butrinti apo Apollonia, `Lonely Planet` nënvizon edhe faktin se Shqipëria ofron male të mrekullueshme, fshatra të bukur, por edhe një kryeqytet si Tirana, i ndryshëm nga çdo vend tjetër në Europë.
“Shqipëria është një xhep me një vlerë të madhe, fshehur nën sytë tanë, me plazhe fantastike, një histori unike, dhe jo me dyndje njerëzisht si në Mal të Zi apo në Greqi”, thotë `Lonely Planet` për lexuesit e saj.
Shqipëria, së bashku me Poloninë dhe Slloveninë janë tre vendet e vetme europiane të listës me 10 vende, ku përfshihen edhe destinacione si Shtetet e Bashkuara, Ekuadori, Argjentina apo Bangladeshi. Gjatë viteve të fundit, një sërë mediash, revistash apo kompanish që operojnë në sektorin turistik i kanë bërë jehonë Shqipërisë si destinacioni për t`u vizituar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928