INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojtarët e Tiranës i nënshtrohen testit të COVID-19! Dalin përgjigjet

Lojtarët e Tiranës i nënshtrohen testit të COVID-19! Dalin përgjigjet

Publikuar më: 12:26 07-06-2020

Futbollistët bardheblu të Tiranës kanë dalë të gjithë negativë ndaj koronavirusit.

Asnjë nga lojtarët nuk ka rezultar i prekur, pas sfidës ndaj Bylisit që u zhvillua ditën e mërkurë, të cilit i ishte kërkuar karantinimi.

Pas këtij lajmi, skuadra do të ketë përballjen me Luftëtarin. Pritet që së shpejt klubi bardheblu të dalë me një komunikatë nëpërmjet faqes zyrtare.

Dje KF Tirana njoftoi se kishte marë urdhër nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer tamponin.

“KF Tirana ka marrë sot njoftim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, të kryhet testimi për Covid-19 për të gjithë skuadrën që ka marrë pjesë në ndeshjen FK Bylis – KF Tirana.

Testimet nga KF Tirana do të kryhen ditën e Shtunë paradite ndërkohë që skuadra gëzon shëndet të plotë dhe vazhdon përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kampionat ndaj Luftëtarit. #forcaTirona”, shkruhej në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488