INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojë apo u pajtuan? Pasi u shanë, Dj Blunt dhe Real 1 shihen për “shtatë palë qejfe” me Faton Shoshin, menaxherin e Ledrit [VIDEO]

Lojë apo u pajtuan? Pasi u shanë, Dj Blunt dhe Real 1 shihen për “shtatë palë qejfe” me Faton Shoshin, menaxherin e Ledrit [VIDEO]

Publikuar më: 20:12 02-03-2018

Për disa ditë me radhë u lakuan nëpër media online për një sherr që doli papritur. I gjithë konflikti nisi për shkak të një remix-i të këngës “Nëse m`don ti”, një projekt i para dy viteve mes Ledri Vulës, Bluntit dhe Real 1.

Blunt dhe Real, ofenduan keq reperët Ledri Vula e Gjiko dhe gjthashtu edhe menaxherin e Vulës, Faton Shoshin. Gjiko dhe Shoshi reaguan po ashtu me video por Ledri heshti.

Edhe pse dy reperat nuk u prononcuan për këtë ngjarje, ishte menaxheri i tyre, Fatoni ai që shkoi në banesat e dy djemve bashkë me persona të tjerë.

Por mesa duket miqësia mes tyre është më e fortë pasi tashmë ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Fatoni ka shpërndarë në Instagram një video ku shihet bashkë me dy reperat të ulur bashkë të cilët thonë: “Respekt për ju, respekt për Fatonin!”

 

Kështu zgjidhen problemet!

Article Logic
Execution time: 0.0038552284240723