INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loja që mashtroi investitorët dhe futi miliona dollarë në xhep

Loja që mashtroi investitorët dhe futi miliona dollarë në xhep

Publikuar më: 13:42 19-07-2018

Star Citizen One pritej që të ishte një ndër lojrat më të mira të bëra ndonjëherë. Premtimi për një hartë prej 4 miliardë kilometrash i bëri njerëzit mjaft entuziastë. Mijëra fansa paguan për lojën që në vitin 2012 me premtimin që do të kishin në duart e tyre versionin final brenda vitit 2014.

Vitet kaluan dhe Cloud Imperial, kompania që qëndronte pas Star Citizen nuk kishte gati asgjë. Ata dolën me deklaratën që projekti ishte shumë ambicioz prandaj d të duhej më shumë kohë se sa ishte parashikuar për ta përfunduar atë.

►Na ndiq ne insmart.al ne Instagram

Tani që un po bëj këtë artikull është viti 2018. Star Citizen One është në stadin Alpha Testing dhe askush nuk e di se kur do të kemi një Beta Version apo një Stable Version. Një nga fansat e lojës, i njohur ndryshe me nofkën Lorde, investoi 4500 dollarë për lojën. Pas 6 viteve pritje dhe injorimit total që Cloud Imperial i bëri atij, ky i fundit i hodhi ata në gjyq.

Lorde kërkoi mbrapsht vetëm paratë e tij, pasi u justifikua që ishte mashtruar. Gjykata e shqyrtoi rastin e tij, por për sa kohë që projekti vazhdon, nuk ka shembuj mashtrimi.

200 milionë dollarë janë një shumë shumë e madhe për një lojë dhe në teori duhet që të sigurojnë cilësi, por jo përherë ndodh kështu. Rasti që sapo trajtuam mund që të jetë mashtrimi më i madh në historinë e Croëdfunding dhe videolojrave njëkohësisht.

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 19 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.002863883972168