INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loja ''MOMO'' që kërcënon fëmijët/ Ekspertët japin këshilla si ti mbrojmë

Loja ''MOMO'' që kërcënon fëmijët/ Ekspertët japin këshilla si ti mbrojmë

Publikuar më: 18:57 07-03-2019

“Momo Challange” është një lojë e re e cila është bërë virale në Whats App dhe në Facebook gjatë kësaj jave dhe po kritikohet nga prindërit si një lojë aspak normale.

Sipas tyre fëmijët kontaktohen në WhatsApp nga një llogari e panjohur që pretendonte se quhej MOMO dhe më pas personazhi iu kërkonte të kryenin sfida të ndryshme, duke përfshirë edhe pjesën që të mos i’u tregonin anëtarëve të familjes për sfidat që merrnin përsipër. Kjo lojë duket e ngjashme me Balenën Blu.

Prindërit kanë thënë se nëse këto sfidat nuk realizohen nga fëmijët ata kërcënohen në mënyrë të vazhdueshme. Imazhi i përdorur në këtë lojë është një grua me tipare groteske dhe sytë e fryrë, e cila përkon me një skulpturë të krijuar në një galeri arti në Tokio, në Japoni.

Ekspertët thonë se këtij shqetësimi duhet t’i vijë fundi pasi ka të dhënat se fëmijët janë lënduar.

Sipas raporteve të policisë në Indi dy djem adoleshent kanë vrarë veten pikërisht nga sfida “Momo”. Gjithashtu, një grua nga Sacramento pretendon se vajza e saj 12 vjeçare kishte djegur një pjesë të trupit pasi kishte ndjekur rregullat e lojës.

Ekspertë japin disa këshilla që këto lojëra mos përdoren:

Prindërit të bisedojnë me fëmijët e tyre për të gjitha aplikacionet qe shkarkojë, apo videot që shikojnë në internet. Duhet të vendosin rregulla dhe orare për qëndrimin e fëmijëve në internet. Duhet të këshillojë vazhdimisht fëmijët për të mos treguar të dhënat e tyre personale në internet dhe të kontrolloni të gjitha faqet që hapin fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555