INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama akuza të forta kundrejt opozitës: ‘’Po të mos kishte LSI, nuk do kishte as shitblerje vote’’

Kryeministri Rama akuza të forta kundrejt opozitës: ‘’Po të mos kishte LSI, nuk do kishte as shitblerje vote’’

Publikuar më: 20:16 07-03-2019

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ironitë gjatë mesazhit me video drejtuar ndjekësve të tij në Facebook.

Rama ka dënuar “baltën e opozitës në gjuhë të huaj”, ndërsa Lëvizjen Socialiste për Integrim e ka quajtur si mishërimi i shitblerjes së votës në Shqipëri.

Kreu i qeverisë tha se ndjehet keq kur dëgjon të huajt që habiten se si opozita shqiptare e përçmon atdheun.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Po të mos kishte LSI nuk do kishte as shitblerje vote në Shqipëri. Dhe këtë e dinë edh zogjtë në male, edhe mineralet në verilindje, edhe peshqit në laguna edhe 1001 dritaret në Berat edhe bibat në Tiranë.

Akuzojnë e shajnë me libër shtëpie çdo ditë në çdo gjuhë. Por përsëri harrojnë, shqiptarët nuk janë budallenj dhe kush i ka marrë për të tillë e ka paguar shtrenjtë.

Akuzave i janë bashkuar edhe kërcënimet. Dhuna nuk ndryshon as votën dhe as qeverinë në këtë vend. Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë, ul ekonominë, dobëson familjet. Mua më vjen sinqerisht keq, dhe s’është aspak e këndshme që të dëgjosh të huajt që thonë si ka mundësi që opozita juaj e përçmon atdheun.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040459632873535