INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj: Jemi sfiduar disa herë, krimi ka lëshuar rrënjë në Shkodër

Lleshaj: Jemi sfiduar disa herë, krimi ka lëshuar rrënjë në Shkodër

Publikuar më: 10:47 01-04-2019

"Niveli i sigurisë është sfiduar disa herë. Ato janë produkt i krimit të organizuar në vite. Krimi ka arritur të lëshojë rrënjë në Shkodër. Me gjithë goditjet e mëdha sërish ngelet një sfidë shumë e madhe”.

Ishte kjo deklarata e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Shkodër teksa prezantoi perfektin e ri të qytetit verior, Valdrin Pjetri.

Gjatë fjalës së tij ai shprehu edhe besimin tek drejtori i ri i policisë së Shkodërs Niko Brahimaj i cili mori detyrën vetëm pak orë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali.

Gjithashtu ministri kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve që të bëhen palë dhe të sfidojnë të gjithë krimin.

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318