INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohet nga burgu nipi i Enver Hoxhës dhe bashkëshorti i Rezartës, Xhensila Myrtezaj befason me reagimin e saj [FOTO]

Lirohet nga burgu nipi i Enver Hoxhës dhe bashkëshorti i Rezartës, Xhensila Myrtezaj befason me reagimin e saj [FOTO]

Publikuar më: 19:58 18-09-2018

Siç u bë e ditur ditën e djeshme, nipi i Enver Hoxhësh dbe bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha është liruar nga burgu dhe i është bashkuar familjes së tij, këngëtares së njohur dhe vajzës së tyre të vetme Herës. Tani që familja u bashkua, ata kanë nisur pushimet që të tre së bashku.

Pas lirimit të të shoqit Rezarta Shkurta publikoi një video mjaft emocionuese në profilin e saj në Instagram, ku shfaqej vajza e saj dhe Ermal Hoxhën. “Familja ime e vockël u bashkua… Faleminderit për çdo fjalë e mbështetje që kam ndjerë nga ju , këto vite të vështira… Uroj nga zemra për gjithsecilin nga ju, të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetët tuaja”, shkruante Rezarta në diçiturën e kësaj fotoje.

Por përpos urimeve e komenteve të shumë personave, midis tyre ka rënë në sy komenti i këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj, e cila i uron lumturi kësaj familjeje. “Qofshi gjithmonë të lumtur ashtu sikurse e meritoni… Zoti ju bekoftë o familje e bukur”, ka komentuar këngëtarja e famshme.

rrrr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332