INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liria ekonomike, Shqipëria humbet 2 pozicione në indeksin global

Liria ekonomike, Shqipëria humbet 2 pozicione në indeksin global

Publikuar më: 11:51 26-09-2018

Shqipëria ka humbur 2 pozicione në indeksin global të lirisë ekonomike. Ky është konstatimi pas publikimit që kryen ccdo vit instituti prestigjioz “Fraser”, ndër më të specializuarit në nivel global për lirinë ekonomike. Këtë vit Shqipëria renditet e 34-ta, ndër 162 vende të botës, nga vendi i 32-të i vitit të kaluar. Po vendi ynë vijon të mbetet i pari në rajon në këtë drejtim. Të dhënat në raport i referohen vitit 2016. Pikëzimi ndërkohë është i njëjtë me atë të raportit të kaluar, çka do të thotë se Shqipëria ka humbur vende vetëm si pasojë e përmirësimit më të madh të shteteve të tjera. Indeksi i përgjithshëm përllogaritet mbi bazën e 5 kritereve, ku ai që shënon performancën më të mirë është nën-indikatori i qendrueshmërisë së parasë. Nën—indikatori me performancën më të dobët është ai i sistemit ligjor dhe të drejtës së pronës. Në këtë drejtim Shqipëria lë shumë për të dëshiruar. Ndërsa sa i takon monedhës vendase lekut, duket se është e mbrojtur nga rreziqet e jashtme dhe ato të brendshme, çka është në favor të një lirie më të madhe ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936