INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia e Jorida Tabakut: Bonusi i bebeve nuk i zgjidh problemet në Shqipëri

Ironia e Jorida Tabakut: Bonusi i bebeve nuk i zgjidh problemet në Shqipëri

Publikuar më: 11:27 26-09-2018

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit lidhur me politikat sociale për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Rama tregoi me shifra se si do të përfitonin familjet për çdo fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2019. Pas kësaj deputetja Tabaku është shprehur se bonusi i bebeve nuk ka për ti zgjidhur problemet në Shqipëri. Ajo tregon se Shqipëria renditet mes vendeve afrikane për largimin e banorëve nga krimi, korrupsioni dhe babëzia e politikanëve.

Deklarata e plotë:

Njerëzit sot po largohen nga Shqipëria prej korrupsionit, krimit dhe babëzisë së Ramës me shokë. Prandaj 7 banorë në 1000 banorë kërkojnë azil, Shqipëria renditet mes vendeve afrikane. Bonusi i bebeve nuk zgjidh këtë situatë. Fund bashkëqeverisjes me krimin. Vettingu i politikanëve dhe çlirim i ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia”, shkruan Tabaku.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785