INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liqeni i Ohrit po “kërcënohet” nga…

Liqeni i Ohrit po “kërcënohet” nga…

Publikuar më: 09:35 15-08-2017

Liqeni i Ohrit cilësohet si më i vjetri në Europë po rrezikohet seriozisht nga një sërë faktorësh. Konkretisht i pari në listë renditet risku i ndotjes së ujit të liqenit dhe burimeve të tij ujore.
Sot ujërat që hyjnë në këtë liqen nuk janë të trajtuara tërësisht duke e lënë të hapur mundësinë e ndotjes kjo edhe për shkak të sistemeve septike që nuk funksionojnë siç duhet.
Kontaminimi nga aktivitetet përreth cilësohen si një risk tjetër potencial e lidhur kjo me digën e mbeturinave në Memëlisht, rreth 30 mijë ton mbetje nga aktiviteti minerar si dhe ujërat që rrjedhin nëpër minierat pa aktivitet të kësaj zone dhe që më pas i bashkohen liqenit.
Pogradeci në fakt nuk ka një sistem të menaxhimit të mbetjeve që është edhe ky një risk i shtuar dhe ku një pjesë e mirë mund të përfundojnë në Liqenin e Ohrit. E në këto kushte Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim draftin që lidhet me Planin e Menaxhimit të qytetit të Pogradecit dhe peizazhit të tij për një afat 10 vjeçar 2017-2027.

Ja argumetat se përse liqeni i Ohrit dhe zona përreth tij nuk është si më parë:

Degradimi i zonave historike
Risku i tretë që mund ti kanoset kësaj zone lidhet me neglizhimin e natyrës, zonave turistike dhe siteve arkeologjikë të saj. Por mbi të gjitha ekziston risku i menaxhimit të keq. Rasti tipik është fshati Lin ku shumë nga shtëpitë karakteristike të saj janë në gjende shumë të dobët dhe kërkojnë restaurim. E njëjta situatë shfaqet edhe me shumë ndërtesa historike të qytetit të Pogradecit që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Një ndër rastet flagrante të grabitjes në Muzeun e Pogradecit ka bërë që të mungojë të paktën gjysma e pasurive që kishte.
Pas paraqitjes së risqeve plani i menaxhimit jep disa nga ndërhyrjet e nevojshme që duhet të kryhen si dhe masat më emergjente për të ruajtur Pogradecin dhe Liqenin e Ohrit në hartën e trashëgimisë botërore. Plani vendos afate të caktuara për secilën masë që nisin nga viti 2017 dhe mbyllen në 2027 duke synuar që menaxhimi të ruajë natyralitetin dhe traditën e kësaj zone turistike me vlera të rralla.

Zhvillimi Urban
Në dokumentin zyrtar për menaxhimin pohohet se zhvillimi urban pa kriter, me ndërtime ku planifikimi ka munguar kërcënojnë realisht liqenin e Ohrit. Në shumë raste ndërtimet në buzë të liqenit kanë shfytyruar vijën e tij natyrale. Hotelet sidomos në Tushemisht dhe Pogradec po e transformojnë zonën që po dominohet nga modernia. Ky modernizim po kërcënon formatin me të cilin Pogradeci është promovuar në aspektin turistik duke e kthyer në diçka të zakonshme

Article Logic
Execution time: 0.0042350292205811